Angelina Jolie me refugjatët sirianëAngelina Jolie është rikthyer në Liban për të shënuar përvjetorin e pestë të konfliktit në Siri, i cili ka shkaktuar afër 4.8 milionë refugjatë sirianë në këtë vend dhe 6.5 milionë të tjerë që u zhvendosën brenda Sirisë.

Jolie kaloi kohë duke folur me refugjatë, derisa ka kërkuar nga të gjithë ndihmë.

‘Kalova kohë këtë mëngjes me një nënë e cila ishte e paralizuar pasi ishte qëlluar me snajper në një zonë të Sirinë. Ajo qëndron në një dhomë, ku jetonte me familjen e saj, në një vend te vogël dhe të ftohtë’, shpjegon Jolie.

“Asnjëherë gjatë diskutimit tonë ajo nuk ndaloi të qeshurën dhe nuk foli për asgjë tjetër përveç dëshirës që fëmijët e saj të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë dhe të kenë një jetë më të mirë”, theksoi ajo.

Angelina Jolie me refugjatët sirianë

‘Kur pashë buzëqeshjen e saj të mrekullueshme dhe përkushtimin e burrit dhe fëmijëve ndaj saj, vërejta se ata janë heronj për mua”, vazhdoi ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here