Angelina Jolie: Më është dashur të marr veprime ndaj PittitAktorja e famshme Angelina Jolie ka lëshuar njoftimin e parë zyrtar që kur Brad Pitt u lirua nga akuza për abuzim të fëmijëve.

Jolie insiston se do të marrë çfarëdo veprime që duhen për të mbrojtur shëndetin e familjes dhe se edhe akuzat ndaj ish-burrit i ka bërë për këtë qëllim.

Hetimi ndaj Brad Pittit nga Divizioni për Familje dhe Shërbime për Fëmijë (DFCS) ka nxjerrë se nuk ka asgjë të keqe nga aktori i njohur.

“Puna e DFCS është të sigurojë që fëmijët janë të sigurt. Siç e kemi thënë edhe më herët, kujdestarët profesionistë nxisin një marrëveshje nga të dy palët në interes të fëmijëve. Që nga fillimi Angelina ka ndjerë se është dashur të merrte veprime për shëndetin e familjes dhe është e liruar që DCFS është e kënaqur me sigurinë që po i ofrohet fëmijëve”, thuhet në njoftimin nga pala e Joliet.

Çifti, ndër më të njohurit në Hollywood, u nda në fund të muajit shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here