Prindërit e Brad Pitt, Bill dhe Jane, janë duke u zhvendosur me të dhe partneren e tij Angelina Jolie për të ndihmuar çiftin të rrisin gjashtë fëmijët e tyre.

Aktori i filmit “Inglourious Basterds”, i cili rrit fëmijët Maddox, nëntëvjeçar, Pax, shtatë, Zahara, gjashtë, katërvjeçaren Shiloh, dhe binjakët dyvjeçarë Knox dhe Vivienne me aktoren, po ndërton një apartament të ri në pronën Chateau Miraval në Francë për të akomoduar Bill dhe Jane Pitt, të cilët planifikojnë të ndihmojnë çiftin për të rritur familjen e gjerë.

“E gjithë familja do të zhvendoset atje sapo të përfundojnë renovimet. Për momentin ata kanë gjashtë kujdestare – nga një për secilin fëmijë – dhe plani është të çlirohen nga to dhe të mbështeten në Bill dhe Jane”.

“Shtesa ku ata do të jetojnë është një ndërtesë e vjetër që është shfrytëzuar si kafaz pëllumbash. Është mjaft e madhe për të pasur një dhomë ndeje, kuzhinë dhe një dhomë fjetje për një çift. Aty do të bëhet një strofull e vogël dhe e dashur për ta”, ka thënë burimi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here