Jolie dëshiron të jetë “mikeshë” me fëmijët kur ata të bëhen tinejxherë, por e di se do të jetë “vështirë” për të gjithë familjen kur secili prej gjashtë fëmijëve të saj të arrijë pubertetin.

“Mezi pres ata të bëhen tinejxherë. Mezi pres ata të përpiqen të pretendojnë se nuk bëjnë diçka të keqe”.

“Do të jem mikeshë e tyre dhe do të jem e sinqertë me ta dhe shpresoj çka do nëpër të cilën ata të kalojnë, të mund të bisedojnë me mua. Kjo është e mira që mund të bëj”.

“Do të përpiqem të jem sa më e afërt me ta, siç jam edhe tash. Andaj kur ata të arrijnë në një shkallë ku nuk duan të bisedojnë më, ata do ta dinë thellë në vete se unë i dua dhe ne e kemi këtë raport. Është vështirë për secilin në ato vite”, ka thënë Jolie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here