Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë adoptuar edhe një fëmijë.

Siç transmetojnë mediet amerikane, çifti ka adoptuar një vajzë të lindur vitin e kaluar në Meksikë, por zëdhënësit e tyre nuk kanë dashur as të konfirmojnë e as të demantojnë këtë lajm.

Një burim i afërt me çiftin pohoi se Brangelina do t’ia prezantojë publikut anëtarin e ri të familjes muajin e ardhshëm në Festivalin e Filmit në Kanë.

Angelina gjithmonë ka dëshiruar fëmijë nga Amerika Latine. Ka vizituar jetimoret në Brazil dhe Peru, por në fund ka vendosur për Meksikën. Planifikon të udhëtojë atje për vajzën posa të përfundojë të gjitha letrat”, shton burimi.

Nëse informacionet për anëtarin e ri të Brangelina tregohen të suksesshme, vajza do të jetë fëmija i shtatë i çiftit. Angelina dhe Brad kanë tre fëmijë biologjikë dhe tre të tjerë të adoptuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here