Ceremonia e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Oscar” për shumëkënd është nata më glamuroze e vitit, por jo për Angelina Jolien dhe Brad Pittin.

Ky çift i njohur i Holivudit u ka thënë fëmijëve të tyre se po shkojnë në punë. “Nuk u lejojmë atyre që të shikojnë këso gjërash. Kështu që për këtë ata as që e dinë”,tha Angelina.

Brad, i cili në atë mbrëmje ishte i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë mashkull në rolin kryesor, përveç Angelinës ishte i shoqëruar edhe nga prindërit.

 

“Brad dëshiron që prindërit e tij të ndihen mirë. Ata janë prindër të mirë dhe e mbështetin atë pa marrë parasysh se çfarë bën”, ka thënë Angelina, duke shtuar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke planifikuar të bëjnë një film të përbashkët.

Angelina për këtë eveniment kishte veshur një fustan të gjatë, të zi dhe i cili ishte i hapur thellë në anën e këmbës së djathtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here