Modelja shqiptare, ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss Universe 2010”, Angela Martini ka bërë setin e saj të ri të fotografive ku paraqitet superseksi. Modelja vazhdimisht përflitet nga mediat amerikane për bukurinë dhe lidhjet e saj.

Angela Martini edhe gjatë kësaj jave është në fokus të medieve të huaja. Edhe pse modelja është përjashtuar nga kompania e njohur e modës “Elite Model Managment”, për shkak se thuhet se me vetë dëshirë ka shpërndarë thashetheme, ajo ka realizuar një set të ri të fotografive, ku edhe ka prezantuar linjën e saj të re të bikineve.

Modelja është cilësuar si e bukur, joshëse, kërkuese dhe e vetëdijshme për fuqinë e saj.

“Dëshiroj të bëjë njerëzit të qeshin, të jetojë dashurinë si të mos jetë lënduar kurrë nga ajo”, kishte thënë më parë Martini për mediat shqiptare.

Në fotografitë e saj të fundit, ku ajo e prezanton linjën e saj të bikineve, modelja shqiptare ka pasur mundësi që të gjuhet në krevatin ku ka fjetur Tom Cruise. Fotografitë ajo i ka realizuar në një ballkon që gjendet në Park Avenue të New Yorkut.

“Ne nuk do të vdesim këtu”, kishte thënë dikush, përderisa fliste anglisht sikurse ballkanasit. “Angela largohu”, thoshte një zë tjetër. Si mos të thonin ashtu pasi që ishim në katin më të lartë të një ndërtese.

Një punë të mirë e ka bërë edhe fotografi i cili kishte fotografuar Martinin me veshje të ndryshme, përderisa pas fotografive ajo i shikonte fotot e saj në një lap top të tip Mac.

Martini në të gjitha këto foto ka një shikim vrastar. Ajo di si të punoj, të duket seksi.

Liberta interviston Angelën

Pasi kishte shkuar në SHBA dhe kishte shkruar në Twitter se është me Angelën, media amerikane Global Grind flet edhe për vizitën e televizionit Klan Kosova dhe prezantuesen e emisionit “Prive”, Liberta Spahiu.

“Mbështetësit më të mëdhenj të Martinit janë kosovarët. Mënyra si flasin televizioni me Martinin është interesante dhe tregojnë shumë dashuri për të. Madje suksesin e saj ky ekip i Klan Kosovës e festoi duke vallëzuar në një dhomë me Angelan”, shkruan kjo media, e cila e përshkruan festimin si një gjë të çuditshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here