angelaAjo pothuajse çdo muaj përflitet për lidhje të mundshme.Milionerë, biznesmenë, sheikë e shpeshherë edhe miq të saj janë target i mediave, që spekulojnë për partnerët e mundshëm të Angela Martinit.

Kjo e fundit, shpesh edhe i përgënjeshtron, mirëpo raportime të tilla në shumicën e rasteve harrohen brenda pak kohësh.

Por, provat që i ka dhënë vetë Angela Martini sot në rrjete sociale, e kanë vulosur faktin se ajo është në lidhje pas disa spekulimeve, që lindën nga një buqetë me lule, të cilën e mori dhuratë pak ditë më parë.

Modelja e njohur shqiptare ka “skalitur” në gishtin e saj një tatuazh me gjysmën e zemrës, ndërsa një dorë mashkulli e ka plotësuar figurën me anën tjetër në gishtin e tij, shkruan Prive. Angela duket të jetë shumë e përmbushur dhe mbi të gjitha, e rrethuar me shumë dashuri.

Angela Martini zyrtarizon lidhjen e re?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here