Angela Martini vjen me linjen e re të bikineve Modelja e njohur shkodrane, Angela Martini ka udhëtuar drejt Shqipërisë për të qëndruar vetëm disa ditë.Dhe kjo për arsyen e vetme, që të pozojë para syrit të aparatit të fotografit të njohur, Fadil Berisha.

Së shpejti do të publikohet edhe sesioni më i ri i fotove, ku prezentohet linja më e re e bikineve nga Angela Martini, transmeton Telegrafi.

Lajmin e ka bërë të njohur Berisha në rrjetin social Instagram duke postuar dy fotografi të Angeles e veshur me bikini nën markën e saj, Angela bikini.

Padyshim se edhe këtë sezon, bikinit e modeles do të jenë të pëlqyera dhe të preferuara për plazh. /

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here