Përfundimisht, modelja shkodrane që jeton në Nju Jork nuk merret vesh… Edhe pse guxoi të dilte pa të brendshme në tapetin e kuq të çmimeve të modës CFDA, pak javë më parë, në një intervistë Angela është shprehur se nuk është nga ato modele që pozojnë nudo.

E pyetur se a do të pranonte të pozonte nudo, shkodrania me linja të përsosura është përgjigjur thjesht “jo”.

E megjithatë, në shumë prej fotove që ajo ka kryer për reklama të ndryshme, pjesa e sipërme e veshjeve mungon…, ndërkohë që në CFDA mungonte edhe pjesa e poshtme e veshjeve intime, gjë që bie në kontradiktë me pohimin e saj.

Pra, 25-vjeçarja Angela qenka me parimin mund të fotografohet “topless po, nudo jo”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here