Modelja shkodrane, Angela Martini, ka qenë pak ditë më parë e pranishme në Shqipëri, ku ka realizuar së bashku me fotografin e njohur Fadil Berisha disa foto për kalendarin 2012.

Asaj i ka pëlqyer shumë pritja në Shqipëri, ku ka kaluar një kohë të mrekullueshme, pavarësisht motit që ishte paksa i ftohtë dhe temperaturave të ulëta që gjithsesi nuk e mbajtën dot larg disa fotove në bregdet apo e veshur fare hollë në destinacione si Kruja etj.

Angela ka sqaruar thashethemet që janë thënë për të gjatë këtij viti, sidomos atë të fotove të shkrepura në ceremoninë e çmimeve të modës CFDA, ku shfaqej pa të brendshme poshtë fustanit, që sipas saj “ishin thjesht një aksident”.

Modelja që shumë shpejt do të lançojë linjën e saj të veshjeve të brendshme, që do të shiten në dyqanet më të në zë të Amerikës e Evropës, ka mohuar lidhjet e shumë romantike në të cilat e kanë implikuar mediat, edhe pse shumë persona janë dyshues dhe ecin me parimin se “ku ka zë, s’është pa gjë”. Mediat kanë komentuar fotot “pikante” të saj me këngëtarin Crag David, mandej atë me miliarderin Donald Trump, Blerim Destanin etj., por e pyetur në lidhje me dashurinë, Angela ka thënë: “Dashuri?!

Atë me Donald Trump harrojeni! Ishalla e kanë kuptuar njerëzit që ajo fotografi nuk ekziston. Media thotë që unë jam e dashuruar me çdo njeri që është në krah me mua, me gjithë botën (qesh), e vërteta është se nuk jam e dashuruar me askënd”. Pra, Angela Martini është e dashuruar vetëm me punën, për të cilën është gati të bëjë gjithçka!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here