angelaModelja e njohur Angela Martini tash e një kohë është në një romancë dashurie me miliarderin rumun Dragos Savulescu.

Ky i fundit, duket se di ta mbajë mirë modelen shqiptare, duke u kujdesur që asaj t’i bëjë vazhdimisht befasi dhe t’i dhurojë sa më shumë dashuri.

Së fundmi, Angela ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ka marrë një dhuratë shumë të veçantë nga i dashuri i saj, një muaj para ditëlindjes.

Dragos i ka dhuruar Angelës një veturë të re superluksoze, të tipit “Mercedes Benz G-Classic”, vlera e së cilës mendohet se shkon deri në 155 mijë euro, shkruan Telegrafi.

“Dhurata e ditëlindjes një muaj më herët. Dhuratë përsëri nga dashuria ime, vetura ime e preferuar”, ka shkruar modelja Martini në fotografinë e publikuar në Instagram.

Ajo dukej vërtet në formë dhe e kuruar, teksa pozonte para veturës së saj të re. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BTUICi4jZMp/?taken-by=angela_martini

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here