Angela Martini i merr të dashurin Anxhelina Hadërgjonajt?Anxhelina ka fshirë të gjitha fotot me të dashurin nga profili i saj në Instagram.Nuk dimë me siguri nëse janë ndarë apo jo, por një gjë është e sigurt: diçka nuk shkon!

Bukuroshja pasi postoi këtë foto, shkroi poshtë saj: “Siç ka thënë edhe Dj Khaled, në jetë ka shumë momente të këqija dhe kur i kalon kthehen nga tundime në pushime”.

Pra i bie që ajo të ketë kaluar një moment të keq? Në fakt burime pranë intv.al na kanë bërë me dije se i dashuri historik i Hadërgjonaj, futbollisti Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu, është parë këto ditë duke festuar në një nga club-et e kryeqyetit në shoqërinë e modeles Angela Martini.

Burimet gjithashtu thonë se modelja Martini ka qenë pjesë e grupit për natën e ndërrimit të viteve, të cilën e festuan në tarracën e një hoteli të njohur në Tiranë.

Gjithçka mbetet ende në kuadrin e thashethemit, por nga ana tjetër Angela postoi një video në Snap Chat në të cilën ndodhej tek stolat e një fushe futbolli ku Hysenbelliu luan gjithnjë, duke e ndjekur atë dhe duke u argëtuar me mikeshat e saj Afërdita Dreshaj, dhe Çiljeta Xhilaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here