Angela MartiniNjëra ndër femrat më seksi shqiptare Angela Martini, ditën e së enjtes ka festuar ditëlindjen e saj të 23-të.

Në këtë ditë të shënuar të modeles shqiptare me famë botërore, janë drejtuar komente nga më të ndryshmet, në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’.

Ndër to e para që uroi Angelën ishte këngëtarja dhe modelja me orgjinë nga Tuzi i Malësisë, Afërdita Dreshaj, me ç’rast në faqen zyrtare në ‘Twitter’, ka lëshuar komentin, “Shumë urime për gjysmën time tjetër. Për motrën time shqiptare, vogëlushen time… të dua”.

Janë këto fjalë urimi që i ka shkruar Afërdita shoqes së vet Angela Martinit.

Ndërkaq vetë modelja nuk ka publikuar ndonjë hollësi se si dhe me kë do ta kalojë festën e ditëlindjes së saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here