Angela Martini, e cila është duke jetuar në SHBA në ndërtim të karrierës së saj si modele, është paraqitur në karakterin e një modeleje – lesbike në një skenë të shout televiziv amerikan, “Kourtney and Kim take New York”.

Në edicionin në fjalë të shout, që është vazhdim i serialit “Keeping up with the Kardashians”, bukuroshja shkodrane paraqitet si një modele e bukur, në një nga pub-et e New Yorkut, ndërkohë që e motra e Kim Karadashian-it, Kourtney dhe i shoqi i saj, Scott, shkojnë të argëtohen në një lokal për të larguar monotoninë.

Aty, një e njohur i prezanton me Angela-n, një vajzë e cila shkëlqen falë bukurisë së saj. Në fakt, qëllimi i çiftit është të flirtojë dhe ndoshta ta marrin në shtëpi modelen shqiptare…

Kourtney shihet aty nën shoqërinë e Angelas, e cila, siç përcjellit mediat në Shqipëri, luan rolin e ndonjë lesbikeje, ndërsa më pas Scott-i mendon se nuk mund të bëjë të tilla gjëra me bashkëshorten e tij dhe të dy largohen nga pub-i.

Angela, e cila po kërkon sukses jo vetëm si modele por edhe si stiliste, pasi së fundmi ka lançuar linjën e saj të veshjeve të brendshme, ka reaguar për të sqaruar se ajo nuk ka joshje për femrat.

“Nuk jam lesbike, më pëlqejnë meshkujt!”, ka qartësuar bukuroshja në faqen e saj në Facebook. /Standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here