Kënga “Në ditëlindjen tënde” e Alban Mehmetit, ish-anëtarit të grupit “Aurora”, shumë shpejt do të ketë klip. Albani tregon se aktualisht është duke punuar rreth përgatitjeve për klipin më të ri.

Edhe pse ka qenë në dilemë se cilës nga këngët t’i bëjë klip, në fund ka vendosur për këngën “Në ditëlindjen tënde”, me të cilën ai ka marrë pjesë në festivalin e muzikës moderne “Top Fest”.

Meqë atje nuk i është dhënë hapësira e duhur, ai ka menduar t’i bëjë klip, e ndoshta edhe remiks.

Albani shton se do të përpiqet të sjellë një klip sa më interesant dhe, mbi të gjitha, ç’është më e rëndësishmja për të, t’i përmbahet tematikës së këngës, sepse sikurse thotë ai, “kohët e fundit, këngëtarët nuk po i përmbahen tematikës së këngës”.

Ky sezon për këngëtarin është i mbushur me angazhime, pasi veç mbrëmjeve muzikore, ai ka nisur të marrë pjesë edhe nëpër dasma. Albani së fundmi ka lansuar edhe një përmbledhje të këngëve të tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here