Anëtaret e grupit britanik “Spice Girls” janë ndarë rreth planeve për publikimin e koleksionit të materialit muzikor të papublikuar deri tani.

Mel B dhe Mel C dëshirojnë t’i dhurojnë fansave disa nga 60 këngët e incizuara, por këtë e kundërshtojnë anëtaret e tjera të grupit.

Victoria Beckham, e cila pret fëmijën e katërt, ka thënë se dëshiron të përqendrohet në karrierën e modës, ndërsa menaxheri i Emme Bunton dhe Geri Halliwell, Simon Fuller, nuk ka dhënë aprovimin e tij, transmetojnë mediet britanike. Çka do të bëhet me albumin e ri, pritet të shihet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here