Andrra Destani shtatzënë?Dasma e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit javë më parë krijoi shumë “zhurmë” mediatike, duke u komentuar nga të gjithë.

Aktualisht çifti i ri është duke shijuar muajin e mjaltit në Dubai.

Por përveç kujtimeve të bukura të shkrepura në këtë udhëtim, ajo që bie në sy kur shfleton Instagramin e Andrrës janë fotot me çantën e bardhë përpara barkut, ku ngjan sikur përpiqet të ruajë me fanatizëm diçka të re brenda vetes.

Mos vallë “çanta e bardhë” është “mburoja” më e mirë e nuses së Sinanit për të fshehur shtatzëninë e saj në muajt e parë? Ky aludim prej disa ditësh ka zgjuar kureshtjen e fansave të çiftit të cilët janë në pritje të një konfirmimi zyrtar dhe madje e pyesin vazhdimisht atë nëse është shtatzënë apo jo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here