Anbeta Toromani ndahet me OniBalerina e mirënjohur Anbeta Toromani i ka dhënë fund marrëdhënies së dashurisë me modelin Oni Pustina. Lajmi është bërë i ditur nga burime të gazetës, ndërsa e ka pohuar vetë në një intervistë për “Bluetooth” modeli Pustina.

Historia e përfolur katër vjeçare ka marrë fund kështu duke hedhur tej gjithë premtimet dhe planet që çifti kishte bërë. Bashkëjetesë! Jo martesë! Një fëmijë madje ishte në planet e çiftit. Por ja që gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Sipas thashethemeve thuhet se Anbeta kishte kërkuar të kishin një fëmijë.

Madje edhe Oni e kishte pohuar pak kohë këtë se “kemi në plan të bëjmë një fëmijë, por kjo është në dorë të Anbetës për shkak të impenjimeve të saj në karrierë”.

Në fakt siç kemi mësuar, Anbeta ka qenë gati të hiqte dorë për ca kohë nga karriera vetëm për një fëmijë. Më tej thuhet se Oni nuk ka qenë ende gati për një përgjegjësi të tillë, edhe pse është afër të 40-ave.

Në intervistën e dhënë për “Bluetooth” ai nuk ka dhënë asnjë motiv përse janë ndarë, duke shpjeguar se “historia e ndarjes është ende e nxehtë dhe është herët të flas”, ka thënë ai duke mos lënë asnjë shpresë për një rikthim të të dyve. Balerina shqiptare e suksesshme në Itali ka qenë tri ditë më parë në Tiranë. Ajo po realizon një shfaqje me balerinin Kledi Kadiu, që do të interpretohet këtë fundviti në Tiranë. Ne jemi përpjekur të kontaktojmë me të, por ajo ka preferuar edhe këtë herë heshtjen.


Rrëfimi i Onit


Në një tjetër intervistë të paradokohëve modeli ka treguar për të dashurën e vet se “Është shumë e dashur në jetën private me mua dhe miqtë, pasi është ajo që na mbledh të gjithëve në shtëpinë tonë në Romë… Jemi duke e menduar sjelljen në jetë të një fëmije, por ajo që mund të quhet pengesë është puna e Ambetës, e cila për hir të vërtetës është në kulmin e karrierës, ndërkohë që ka oferta nga SHBA, Spanja apo Vietnami….

Një ceremoni martese? Jo s’ka për të ndodhur asnjëherë. As unë, as Ambeta nuk e kemi me qejf një ceremoni të tillë. E rëndësishme është që ndihemi mirë, rrimë bashkë”. Në fakt Oni ka pasur një arsye përse nuk e ka dashur martesën. Ai e ka provuar atë më parë dhe ia di shijen!


Balerina e mirënjohur
Ajo nuk është pronosuar kurrë për lidhjen e saj për mediat shqiptare. Madje marrëdhënia e saj e dashurisë është zbuluar nga paparaci ynë në verën e vitit 2006, kur Anbeta Toromani dhe Oni Pustina kanë bërë pushimet e para si çift në Shqipëri (Dhërmi).

Ajo është treguar hermetike për të folur, por më pas vizitat e rralla së bashku me Onin në Shqipëri nuk kanë munguar. Ata janë prezantuar edhe në Itali së bashku, në një intervistë të dhënë për mediat atje. E gjendur tre ditë më parë në Tiranë ajo sërish u tregua e kufizuar për t’u pozuar apo folur për dhënien fund të marrëdhënies së saj të dashurisë. /Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here