Aktori shqiptar Anastas Nika, ka fituar dy çmime të rëndësishme në festivalin ndërkombëtar të monologut antik dhe klasik, organizuar ditët e fundit në Athinë, në sallën e teatrit “Dimiter Bougris”.

Ai është cilësuar si “Aktori më i mirë i festivalit”, ku morën pjesë aktorë nga Anglia, Italia, Franca, Qipro, SHBA e Greqia.

Nika u vlerësua maksimalisht për interpretimin si aktor, por epër regjisurën e monologut te Kreontit.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për mua, pasi për herë të parë interpretoja para publikut grek, por edhe shqiptar, ndërkohë që pata vlerësime nga figura të artit dhe intelektualë të fushave të ndryshme”, transmeton BW, të ketë thënë Nika.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here