Anaidi i “BB6” mbush 28 vjeç, femrat me të cilat festoi për 12 orë rresht.

an11Ishte një festë që zgjati plot 12 orë, nisi në orën 21:00 të së martës në mbrëmje dhe përfundoi në orën 09:00 të mëngjesit të së mërkurës. Ditën e martë, në perëndim, Anaid Kaloti, fituesi i “Big Brother 6”, kishte ftuar miqtë dhe mikeshat e tij më të afërt për të festuar në “Sun smile” (rezidenca Kodra e Diellit) ditën e lindjes së tij. Në mesazhin që u kishte dërguar miqve, i porositi të merrnin dhe rrobat e banjës me vete, që nëse do ta tepronin me alkoolin, të mund të hidheshin në pishinë. Më shumë sesa një festë me personazhe VIP, Anaidi kishte organizuar një darkë miqësore me më të dashurit e tij. Të ftuarit kryesorë ishin shoqëria e tij, që i kishin sjellë dhurata të shumta në mbrëmjen që zbukurohej nga vajzat e Cirkut të Tiranës. Darka që nisi me pije, biseda dhe foto, u ndez shumë me kalimin e orëve në praninë e femrave të bukura, shumë prej tyre modele, që e bënë Anaidin të dukej si një sulltan i rrethuar nga femrat seksi. Paparaci ynë ka fotografuar mes tyre dhe Mozën e “BB 2” nga Kosova, një nga vajzat më të bukura në të gjitha edicionet e “BB”-ve, vajzën e aktores Rita Lati, Roza, e cila bën një emision muzikor në “UFO Tv”, dhe mikesha e tij gazetare, Syrjeva Berberi. Pasi u argëtuan, prenë tortën speciale dhe hapën shampanjën, të gjithë së bashku shkuan më pas tek “Urgjenca”, ku për ta uruar ishte dhe Samanta Karavella, praninë e së cilës Anaidi e komentoi me fjalët: “Ardhja e saj na zbukuroi ambientin”. Anaidi pohoi se kishte ftuar njerëzit më të dashur në ditëlindje dhe se bëri të pamundurën për t’i kënaqur.

an221-298x300Anaidi: E kam të vështirë të bie në dashuri, Samanta po ashtu

“Jemi takuar tri herë gjithsej dhe te tria herët në raste festash”, tregon Anaidi për Samantën, një javë pasi ka shprehur publikisht simpatinë për të. “Kur ishim të ftuar në ‘Top Fest’, unë s’i kisha dëgjuar këngët, por para shpalljes së fituesit i thashë: Ti do fitosh. Ashtu ndodhi vërtet dhe u kënaqa pa fund. Pastaj e mora vesh që e kishim ditëlindjen në një ditë”, tregon ai. Pyetjes se sa mundësi ka që ata të krijojnë një lidhje, i përgjigjet: “Mundësi që ne të jemi të dashur? (Qesh) Ne shkojmë shumë, merremi vesh shumë mirë, buzëqeshim ëmbël të dy, por në të njëjtën kohë jemi të dy shumë të kujdesshëm që të dimë të sillemi me njëri-tjetrin pa u vënë aspak në siklet. Kënaqemi më shumë kur largohemi me të mira dhe shkëmbejmë mesazhe falënderimi. Për sa i përket një lidhjeje dashurie, ai sqaron që: “Nuk jemi aspak në këto faza. Ne nuk dashurohemi, ne thjesht po shoqërohemi pak më shumë se më parë, dhe kjo ndodh se fati na solli të dyve në ditë të bukura me afër se më përpara. Por nuk bëhet fjalë për dashuri, ju e dini sa të vështirë e kam unë këtë, e Samanta më keq akoma besoj (qesh). Thjesht na është krijuar përshtypja që ndihemi mirë bashkë, qeshim, diskutojmë, por nuk kemi diskutuar kurrë të dy sa afër ndihemi. Nuk jemi në këtë fazë dhe ndoshta mund të jemi gjithmonë shokë të mirë për njëri-tjetrin”.

28 sekretet e Anaidit
Mendimi i parë sa hap sytë…
Nisi një ditë e re. Zbukuroje me të mirat që di të bësh. I uroj gjithmonë vetes fat sa hap sytë.
Shpejtësia maksimale me makinë?
290 km në orë.
28 ditë mjaftojnë për të harruar një njeri?
Me të vërtetë që 28 ditë janë shumë për të harruar një njeri, edhe pse ka nga ata që nuk i harron gjithë jetën.
Po për të njohur një tjetër?
Por edhe shumë pak janë 28 ditë për të mos njohur dikë tjetër.
Pas fitores, më shumë ke njohur apo të kanë njohur?
Kam njohur pa fund njerëz të rinj. Më pëlqen ideja që njoh dhe me këtë rast mund të zhvillohet dhe bota ime me jetë të reja përreth.
Para Zotit kush je?
Rob i Tij, zot i vetes.
Para pasqyrës?
Gjithmonë i kujdesshëm për dhëmbët.
Mëkati më i madh që ke bërë?
Virtyti, që është e kundërta e mëkatit.
Vlera jote si njeri…
Vlera ime ka raste që më kthehet në antivlerë në këtë botë me dritëhije njerëzish nga më të çuditshmit.
Alkooli i preferuar?
Gin lemon, pije pa ngjyrë.
Puthja me e shpejtë që ke shkëmbyer?
Aq sa shkrepja e blicit të aparatit, më shpejt se rrufeja.
Të bësh dashuri mjaftojnë 11 minuta?
Unë s’e kam pasur ndonjëherë me ngut (qesh). Po kam përshtypjen se pak janë. Duhet stil, stili gjithandej zgjidh punë…
Të ka ndodhur të zgjohesh me shumë femra në mëngjes?
Më ka ndodhur një herë në transit. Më kishte zënë gjumi dhe, kur hapa sytë, e gjeta veten pranë disa turisteve të çmendura, të cilat kishin gjithë natën që këndonin në ëndrrat e mia dhe s’e kisha kuptuar aspak.
Të pëlqen të rrethohesh nga shumë femra të bukura?
Unë gjithmonë jam i rrethuar nga femra të bukura. Zoti i fali të bukura, mua fati më dha shansin t’i njoh.
Femra me e bukur që ti njeh?
Gjithmonë femra më e bukur do të jetë femra ime (qesh).
Pas sa vitesh e sheh veten të martuar?
I martuar (qesh)? Shumë e frikshme, më duket ta them sinqerisht.
Pas martesës do të ketë divorc?
Divorc nuk besoj. Edhe pse fatit s’i dihet, kam përshtypjen që kur ta hedh atë hap, do ta mendoj shumë shumë mirë që të mos lë vend për hapa boshë.
Besnikëria për ty ekziston?
Ekziston aq sa unë ekzistoj.
Tradhtia?
Tradhtia është të menduarit ndryshe kur te tjetri nuk gjen hapësirë. Ekziston për të gjithë ata që dinë të mendojnë ndryshe.
Loti i fundit për kë ishte?
Mbaj mend që ishin lot gëzimi nga ata që përtojnë të dalin nga kapakët e syve se ndihen mirë aty. Ishin për veten kur dëgjova: “Fituesi është Anaidi!”
Dalldia kur të pushton?
Kur bëj not.
Drogën e ke provuar?
Zakonisht e përdorin ata që duan të stimulojnë energji e adrenalinë. Unë i kam me tepricë të dyja.
Prostitutat?
Nuk më pëlqen të paguaj për seks.
Edhe pse është profesioni më i lashtë në botë, nuk kam njohur ndonjë mjeshtre të kësaj fushe.
Shuma më e madhe e parave që ke poseduar?
38 milionë dhe Peugeot 308 cc, çmimi i “BB”.
Shuma e fituar është 42 milionë, po 10 për qind e taton shteti.
Udhëtimi më i çmendur që ke bërë?
Disa nga miqtë e mi me thërrasin Raxhi, si Raxh Kapuri, se shpesh marr çantën dhe zhdukem në kërkim të fatit…
Aventura që planifikon të bësh?
Tani s’kam më kohë për këto aventura, edhe pse Australia ma bën me sy herë pas here.
Frika më e madhe nga çfarë?
Vetëm nga Zoti. Është shumë i paparashikueshëm, kam dëgjuar të thonë.
Do të ndiheshe më me fat të kishe festuar 29-ën këtë vit?
Është dita e Çlirimit, kam rastin ta festoj.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here