Bleona Qereti ka përmbyllur turneun e koncerteve në hapësirën mbarë shqiptare, me koncertin e mbajtur në Tiranë pak ditë më parë.

Në sheshin “Nënë Tereza”, ku këngëtarja ka realizuar edhe koncertin e saj final, Bleona ka shfaqur anën e saj romantike, duke treguar publikisht dashurinë për bashkëshortin, nëpërmjet muzikës.

Ajo ia dedikoi Gani Bardhës, i cili ishte i pranishëm në koncert, këngën “Because you love me” (Sepse ti më do).

Pas turneut, çifti ka udhëtuar drejt Venedikut, një prej qyteteve më romantike në botë, ku sipas asaj që ka publikuar këngëtarja në rrjetet sociale, ata duket të kenë shijuar një darkë të veçantë, pas disa javësh shumë të ngarkuara me punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here