Këngëtarja me origjinë shqiptare Anna Oxa ka denoncuar një mjek 60-vjeçar nga Milano për ngacmim.
Këngëtarja ishte njohur me mjekun në aktivitetet e shoqatës “Ndërgjegje dhe Shëndet” dhe Ana i kishte dhënë atij numrin e celularit, por burri ishte bërë këmbëngulës, aq sa e ka shtyrë këngëtaren të bëjë një denoncim ndaj tij.

Të shtunën, agjentët e policisë kanë shkuar në shtëpinë e mjekut, por fillimisht mjeku nuk u ka hapur derën. 
Agjentët kanë arritur ta bindin të shkojë në spital, ku 60-vjeçari i është nënshtruar një trajtimi të detyrueshëm psikiatrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here