Prej kohësh ka lënë Shqipërinë për t’iu përkushtuar jetës artistike tashmë në Evropë. Pas Anglisë, prej mbi dy vjetësh ajo jeton në Gjermani, vend ku edhe po zhvillon aktualisht karrierën muzikore.

Tashmë me statusin e martuar, biondja e përjetshme, flokëgjata historike, Ledina Çelo gjithmonë ka sjellë në skenë performanca të arrira dhe të suksesshme. Por, askush nuk e njeh anën e panjohur të këngëtares sonë.

Fotot që ju sjellim sot e shfaqin atë në rolin e hallës. Ajo ka pozuar me nipat e saj dhe ndihet më shumë si shoqja e tyre. E veshur me xhinse dhe me një këmishë të bardhë, Ledina shfaq sërish elegancë dhe sharm.

Këngëtarja ndërkaq, pas klipit DANGEROUS”, është duke përgatitur një këngë të re në anglisht, sërish me destinacion tregun muzikor gjerman dhe më tej./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here