Amy Winehouse këndon në dasmaDuket se nuk janë vetëm këngëtarët dhe këngëtaret kosovarë që këndojnë nëpër dasma të ndryshme.

Nuk është Xeni, as Afrim Muçiqi, është edhe Amy Winehouse e cila mund të këndoj në dasmën tuaj vetëm nëse ia pasuroni fondin me para.

Amy Winehouse ka marrë një çekë goxha të madh për të kënduar në një dasmë greke, pikërisht sonte.

Këngëtares problematike i janë dhënë 20 000 funta të “buta” për të kënduar në këtë festë – e cila është paraparë të mbahet në rrugën ku është shtëpia e saj në Hertfordshire.

Ajo ka premtuar se do të luan këngë të David Bowie në shenjë falënderimi për të.

Amy do të këndoj edhe hitet e saj.

“Amy është pajtuar ta bëj këtë sepse më mirë është një fitim i vogël që nuk të obligon që të udhëtosh diku larg”, ka thënë një burim për gazetën britanik “The Sun”.

Është e sigurt se babi i nuses është ai që e ka organizuar mbrëmjen.

Kur Amy kishte rezervuar këtë ngjarje ajo është ftuar që t’i bashkohet dhe t’i mësoj disa tradita greke – që janë sikurse thyerja e pjatave. Kështu, Wino ka mësuar pak edhe vallëzimin “Zorba” që do ta bëj gjatë xhirimit të dasmës.

Një tjetër ritual i vjetër grek është hedhja e parave tek këngëtarët – kështu Amy do të këtë shumë punë gjatë javës, pra edhe para me bollëk.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here