Amy Jackson, vajza nga Liverpuli është shndërruar në një aktore shumë e famshme e filmave në Indi. Miliona shikues kanë ndjekur prodhimet e saja ku luante roli nga më të ndryshmet.

Ajo është e para britanike që ka aktruar në filmat indianë dhe tanimë në moshë 21 vjeçare ndjehet shumë e vlerësuar nga ky vend. Ajo thotë se aktualisht nuk ecën dot në rrugët e Mumbait pa patur mbrojtje fizike nga pranë pasi trembet nga numri i madh i fansave.

“E kuptova sa e famshme isha në momentin kur shkova në një ceremoni për çmimet për prodhimet televizive dhe të gjithë thërrisnin emrin tim. Në Indi më trajtojnë si një princeshë, një botë krejt tjetër”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here