Amarda Toska Mamaqi, prezantuesja e njohur e varietesë së humorit “Portokalli”, duket se nuk do të jetë më pjesë e tij në sezonin e ri që do të nisë pas pak muajsh.

Ndonëse vetë Ami, s’ka pranuar asgjë, burime të sigurta në qarqet mediatike konfirmojnë largimin e bukuroshes së të dielës në një tjetër televizion. Muajt e parë të pranverës do ta gjejnë prezantuesen në rolin e drejtueses së spektaklit të yjeve.

Pavarësisht se ishte planifikuar që Alketa Vejsiu ta drejtonte vetë edhe këtë edicion të dytë të “Dancing with the stars Albania”, vonesat në prova mendohet të jenë bërë shkak që showgirl-i të ndryshojë mendje. Pritet që show i vallëzimit të vipave të fillojë transmetimin në fund të muajit mars, që i përkthyer tek Alketa i bie të jenë javët e fundit të shtatzënisë.

Kjo flitet të ketë qenë edhe arsyeja pse prezantuesja e ka parë më të volitshme që të tërhiqet për t’u rikthyer sërish në ekran gjatë muajve shtator-tetor. Përkrah Amit në prezantim do të jetë Genti Zotaj, djaloshi simpatik që prezantoi edhe vjet bashkë me Alketën. Sa i përket jurisë nuk e dimë në do të pësojë ndryshime, e vetmja gjë që mund të themi me siguri është se, Ilir Shaqiri nuk do të mungojë as këtë vit. Ndërsa tashmë gjërat janë vënë thuajse në vijë, të gjithë janë në pritje të regjisores Grabocka për të nisur provat, pasi siç dihet ajo ndodhet në Amerikë si pasojë e ardhjes në jetë të nipit të dytë. Tashmë të gjithë jemi kuriozë të shikojmë se si do të jetë Ami në këtë eksperiencë të re dhe jo vetëm kaq… Po Amardën kush do ta zëvendësojë në “Portokalli”? Për të marrë përgjigjet e këtyre dy pyetjeve, s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here