amarda-toska-0016bPak javë më parë u bë e ditur se Ermali, protagonist në komedi shown “Apartamenti 2XL”, ka lënë spektaklin për t’u marrë me muzikë, por që nuk u fol shumë për atë së si Ami e përjetoi këtë ngjarje.

E pyetur në lidhje me këtë nga revista “Paloma”, Ami është shprehur si vijon:

“Vendime të rëndësishme të këtij lloji, unë dhe Ermali i marrim duke biseduar së bashku, kështu që për mua s’kishte ndonjë surprizë në këtë mes. Sa për kohen e lirë, më duhet të them se në fakt Ermali nuk hoqi dorë nga “2XL”-ja për të bërë pushim, se kjo gjë nuk është në karakterin e tij, përkundrazi, e bëri për të pasur më shumë kohë për biznesin e ri që ka celur: studioja e regjistrimit.”

Ndërsa e pyetur nëse Ami e ka menduar ndonjëherë të merrët dhe vetë me muzikë, ajo e ka mohuar një mundësi të tille duke u arsyetuar se nuk është e dhënë pas kësaj fushe, derisa është e përqëndruar më shumë rreth biznesit të saj.

Burimi: Vipat.info

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here