Spektakli qe iu beri te provoni emocione ndryshe dhe mbi te gjitha sfidoi për here te pare ne ekran personazhet publike ne kërcim, pritet te rikthehet se shpejti ne ekranin e “Vizion Plus”.

E kemi fjalën për “Dancing with the Stars 2”, i cili këtë sezon vjen me plot surpriza, një prej te cilave është edhe imazhi i ri i drejtuesve te spektaklit. Teksa kane promovuar revistën e tyre te përvitshme lidhur me tendencat e nuseve gjate vitit 2011, Ami dhe Ermali zbulojnë këtë sfide te re për çiftin simpatik te ekranit.

Ne fakt, komediani dhe tashme moderatorja e “Dancing with the Stars”, prej vitesh njihen edhe si orientues te tregut te dasmave dhe trendëve te tyre.

Revista e prezantuar mbrëmjen e te enjtes, është ne edicionin e saj te dyte dhe shfaqet si një guide e mirëfilltë për çiftet qe duan te celebrojnë dashurinë e tyre, duke përfshirë jo vetëm tendencën e fustaneve e kostumeve, por edhe arredimin e ambienteve festuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here