Ami dhe Ermali së shpejti me një fëmijë të dytë?Ami dhe Ermali, me shumë dëshirë kërkojnë që familja e tyre të shtohet. Pa bërë plane, Ami nuk është shprehur aspak e rezervuar në këtë drejtim, madje ka nënvizuar se djali i tyre së shpejti do të ketë një motër ose vëlla.

E ftuar në emisionin “Oktapod”, Ami ka thënë se shumë shpejt do të ketë një vëlla ose motër për djalin e tyre, Joelin.

E pyetur nga Turjan Hyska se a e kanë në plan të bëjnë një fëmijë të dytë, Ami është përgjigjur pa u menduar gjatë se “Nuk do të vonojë shumë”. Më pas kur Turi tha me shaka: “Ami është shtatzënë!”, ajo filloi të qeshte duke thënë se për momentin duhej të prisnin, pasi të shtunën fillonin zyrtarisht provat për “Dancing with the Stars”.

“Nuk është mirë ta planifikojmë”, ka thënë ajo, “Por di të them se nuk do të vonojë shumë, sepse ne e duam këtë gjë”. Ami dhe Ermali janë bërë prindër për herë të parë përpara 2 vitesh, në shtator të vitit 2013, kur erdhi në jetë djali i tyre Joeli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here