Burrë e grua mish e thua. Kështu i thonë fjalës së urtë, të cilën Ami dhe Ermali duket se e plotësojnë 100%.

Ata veç faktit se kanë zgjedhur ta kalojnë jetën bashkë, kanë të njëjtin biznes, atë të fustaneve të nuseve, e së fundmi do punojnë edhe bashkë në të njëjtin televizion, te Vizion Plus.

Ermali bën bashkë me Julin e Gentin apartamentin 2XL, ndërsa Ami do prezantojë së shpejti, “Dancing with a star”, pasi Alketa Vejsiu prezantuesja e mëparshme është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë. E para se të nisin angazhimet e këtij sezoni, çifti bashkë me miqtë ka vendosur të kalojnë disa ditë në Mavrovë.

Borë, ski, lojëra dhe dreka e darka se në vendin malor të Maqedonisë këto mund të bëhen. Megjithatë ka edhe një diskotekë, “Rantrak” e cila është e hapur vetëm në fundjavë.

Përmes fotove që do ju sjelli, po zbulojmë fundjavën e prezantueses dhe aktorit, fundjavë e cila më shumë ka qenë argëtuese se shlodhëse. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here