Edhe pse këngëtarja Mariah Carey nuk ka komentuar nëse do të bashkohet me ekipin e “American Idol”, megjithatë bashkëshorti i saj, Nick Cannon, nuk ka mundur të përmbahet. Siç transmeton “Pop Crush”, Nick tha se Mariah nuk do të paraqitet në shou për një shumë të vogël të parave.

“Unë nuk jam i sigurt që mund ta përballojnë atë. Nëse J-Lo ia dhanë 20 milionë dollarë, asaj duhet t’i japin së paku dy herë më shumë,” porositi Nick producentët e talent showt.

Që pohimet e Nick janë të arsyeshme tregon edhe rasti i “X Factor” në të cilin Mariah megjithatë nuk ishte ftuar nga ana e drejtuesve për shkak të kërkesave të larta financiare. “American Idol” qysh tani është duke u përballur me rënien e shikueshmërinë dhe është në pyetje edhe mbijetesa e tij. Mariah në talent shown është dashur ta zëvendësonte Randy Jacksonin, i cili duhet të marrë rolin e “mentorit” të punës me kandidatët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here