Damiano ka qënë një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të ‘Big Brother Albania’ i cili u përfol shumë si një pretendent për fitore, por thyerjet e rregullave u bënë shkak që ai të penalizohej dhe skualifikohej nga produksioni.

Ambra, një banore që ra po ashtu në sy shumë shpejt, ka hyrë në lojë pas tij. Gjatë kësaj kohe, u zbulua se Damiano dhe Ambra kishin miqësi të përbashkët, e cila u interpretua më vonë nga mediat rozë si një lidhje e mirëfilltë, e nxitur edhe nga batutat e Damianos nëpër videot që postonte.

Por, tashmë që Ambra është jashtë shtëpisë dhe ka parë çdo gjë që është folur për të, ka patur mundësinë të sqarojë aludimet. Ajo ka qënë duke bërë një video ‘Live’ në Instagram kur një nga fansat e ka pyetur për Damianon dhe relatat me të. I kam parë lajmet, por nuk janë të vërteta. Damianon e kam takuar vetëm një herë. Ma ka prezantuar një shok dhe s’e kam parë më” tha Ambra duke vendosur kështu kapakun mbi çdo aludim./tabloid.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here