Amber Heard dhe Johnny Depp në pritje të fëmijës së parë?Për pak javë Amber Heard dhe Johnny Depp do të celebrojnë përvjetorin e parë të martesës dhe si duket dhurata që i kanë bërë njëri-tjetrit është një bebe.

Thuhet se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe sipas asaj që raporton In Touch Ëeekly, Heard është disa javëshe shtatzënë. Sipas burimit të cituar nga revista, çifti po e mban lajmin sekret derisa ajo të kalojë me sukses trimestrin e parë dhe barku të fillojë të duket.

Nëse lajmi është i vërtetë, ky do të jetë fëmija i parë për 29-vjeçaren Heard dhe i treti per Depp, që ka 2 fëmijë nga martesa me Vanessa Paradis, Lily-Rose, 16 vjeçe dhe Jack, 13 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here