Sensacioni i skenës së muzikës botërore, kosovarja Rita Ora, ka bërë bujë edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ardhja e Ritës në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light” në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës dhe buja ndërkombëtare e kësaj vizite ka bërë që deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, të flasë për këtë para kolegëve të saj gjatë seancës të së enjtes.

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, u ka treguar kolegëve të saj se si Rita Ora me ardhjen e saj në Kosovë ka dëshmuar kujdesin ndaj popullit dhe shtetit të saj. Deliu-Kodra ka përmendur edhe bujën që kjo vizitë e Ritës ka bërë në mediat ndërkombëtare. Kësisoj, sipas deputetes, Rita Ora duhet të bëhet ambasadore nderi e Kosovës.

“Rita i bëri nder Kosovës në fushën e diplomacisë publike dhe me plot të drejtë ajo mund të quhet ambasadore nderi e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. Ish – studentja e Fakultetit të Arteve dhe ish- gazetarja që është bërë politikane ka thënë se si Rita Kosova ka plot. “Njëjtë si Rita mund të quhen dhe të emërohen edhe shumë artistë e sportistë të tjerë me famë botërore të cilët vend të origjinës e kanë Kosovën”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka përmendur shembullin e Qeverisë së Shqipërisë që pati nderuar këtë vit, aktoren shqiptare Eliza Dushku me titullin ambasadore nderi, raporton Koha.

“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përmirësim të imazhit të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo.
Ambasadorë nderi në Kosovë mund të emërojë Presidenca e Kosovës. Ndërsa konsujt e nderit i emëron Ministria e Punëve të Jashtme.

I pari i kësaj ministrie, Enver Hoxhaj, i ka thënë se MPJ-ja nuk ka sponsorizuar realizimin e vizitës së Ritës në Kosovë, por kjo ministri është në kontakt me këngëtaren

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here