Ambasada amerikane në Moskë paralajmëron rrezikun e akteve të dhunës në koncertet që Madonna do t’i ketë në Rusi këtë javë.

“Konsullata në St.Petersburg ka marrë informacione për rrezikun e dhunës fizike ndaj spektatorëve dhe atyre që do të performojnë në skenë në koncertin e 9 gushtit”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Departamenti i shtetit nuk jep të dhëna të tjera në lidhje me këto kërcënime që kanë për shënjestër Madonnën dhe koncertin e saj të së enjtes.

Ambasada porosit qytetarët amerikanë të mbeten të vëmendshëm sa i takon sigurisë personale dhe të jenë të informuar gjithë kohës për atë çka ndodh rreth tyre, veçanërisht në mjediset ku ka grumbullime qytetarësh.

Zëdhënësja e turneut të Madonnës, Liz Rosenberg tha se këngëtarja është në dijeni të këtyre kërcënimeve dhe paralajmërimit të ambasadës, por koncertet do të mbahen sipas agjendës së përcaktuar më parë.

Shfaqja e fundit e Madonnës ishte të martën në Moskë, ku lëshoi edhe një mesazh në mbështetje të tre vajzave të “Pussy Riot”, të cilat po gjykohen për ironizimin e presidenti Vlladimir Putin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here