Per Amarildo Shahinaj, konkurrentin e skuadres se djemve, ka qene i papritur largimi nga gara e ”X Factor Albania”. Megjithate, pas inkurajimeve te shume mbeshtetesve te tij, ai eshte i bindur se ka qene fitimtar aty.

Performancat dhe zeri i tij eshte pelqyer nga audienca, prandaj ai po punon per kengen e tij te pare dhe per vijimesine qe, sic tregon ne kete interviste per “Koha Tjeter”, do te jete mjaft premtuese.

Amarildo, kjo e diel nuk ishte me fat per ju. E prisnit eliminimin? Si u ndjete?

Eshte e vertete! Kjo e diel nuk ka qene me fat per mua! Nuk e kam pritur eliminimin, sepse performanca e fundit dhe performancat e mia keto jave kane qene ne rritje dhe shihja qe nga publiku kam pasur shume mbeshtetje duke qene i dyti me i shikuar ne “Youtube”. Per kete arsye, mendova se nuk do te ishte radha ime kete te diel! Gjithsesi, fati i keq ka qene me mua kete jave!

Fakti qe ishit perballe me Anxhelon dhe ai kaloi si e komentoni?

Fakti qe isha kundershtar me Anxhelon, i cili, pervecse ishte i kategorise sime, eshte edhe shoku im, ishte shume e keqe, pasi une nuk doja qe te ikte as ai nga “X Factor”. Do te doja shume te ishte dikush tjeter ne vend te atij dhe une do te kisha kenduar shume here me mire ne “show down”! Gjithsesi, gjithcka kaloi tashme dhe i uroj suksese Anxhelos me tej!!!

Si do ta vleresoje rrugen qe bere deri ketu?

Ka qene nje udhetim shume i gjate i nje endrre shume te bukur, te cilen une e perjetova! Jam shume i lumtur qe kam qene ne “X Factor”, sepse kam perjetuar shume emocione dhe kam mesuar shume ne ate rruge te gjate!!! Gjithcka ishte shume e bukur, vec momentit qe une u eliminova! Do te doja qe rruga ne “X Factor” te ishte me e gjate, sepse une kisha dhe shume me shume per te treguar per publikun… Deri ketu ishte nje rruge shume e gjate per mua dhe nje nisje shume e mire e karrieres sime si kengetar.

Kete te marte ne emisionin “Promozone” prezantuat kengen tuaj te re? Surprizuese per te gjithe. E kishit realizuar gjate “X Factor”, apo me pare?

Ishte nje kenge qe une ne kohen e lire gjate “X Factor” jam marr me te! Ka qene dhe nje ndihme nga nje pjesetar i grupit tim, Arjonit, dhe kenga u realizua deri te marten (vetem dy dite pas eliminimit tim). Eshte nje kenge balad rock, e cila do te punohet akoma dhe shume shpejt te gjithe do te kene mundesine ta degjojne dhe te gjykojne! Shpresoj qe te pelqehet!

Cilat jane synimet tuaja tashme, si mendoni se do ta kanalizoni te ardhmen tuaj?

Synimet e mia jane qe te futem ne tregun shqiptar! Do te bej nje album shume shpejt dhe videoklip gjithashtu. Do te jete pak i veshtire fillimi, por jam i sigurt qe do t’ia dal, pasi tashme kam mbeshtetjen e shume njerezve dhe shume nga publiku, te cilet e pelqejne menyren si une kendoj dhe besoj se kjo eshte mbeshtetja me e madhe qe kam! Une nuk do t’i zhgenjej!

Cila ka qene gjeja me e mire qe mesuat nga “X Factor”?

Kam mesuar shume gjera nga “X Factor”, por gjeja me e mire qe kam mesuar nga “X Factor” eshte te performoj ne nje skene te tille dhe te punosh intensivisht per te arritur ate qe do!

Cfare mesazhesh ke marre dhe ke do te vecoje me shume?

Kam marr mesazhe pafund per daljen time nga “X Factor”. Do te vecoja disa fjale, te cilat kane qene pothuajse ne cdo mesazh: “eliminimi yt ka qene i padrejte, ti je fituesi moral i ‘X Factor’ dhe presim shume shpejt te degjojme kenge nga ty”. Keto dhe shume fjale te tjera me kane mbeshtetur shume.

Albani ka thene qe tek ju shihte veten, do te preferonit te kishit nje kenge me te?

Sigurisht qe do te doja shume dhe ndoshta do te jete e mundur! (qesh)

Me anetaret e tjere te jurise ke ndonje pakenaqesi per votimin ne naten e fundit?

Hmm… Po, ne fakt kam! Nuk e prisja nga zonja Juliana Pasha qe mos te me votonte, pasi gjithmone ka bere dallimin me komentet e saj tek mua, por gjithsesi kjo eshte nje loje! Fituesi i lojes eshte ai qe adhuron publiku dhe di ta beje publikun per vete! Une fitimtar jam larguar nga “X Factor”. Kam marre shume dhe kam njohur njerez te mrekullueshem!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here