Na kishte munguar Amarda që shihnim te “Portokallia”. Mbase jo prezantimi i saj atje, pasi në “Dancing with the stars”, që të jemi të sinqertë, ajo po njeh dimensione të reja sa i takon moderimit; por më tepër referuar pamjes së saj të jashtme, kryesisht flokëve.

Ndoshta ishte një strategji e qëllimtë ajo e prerjes së ballukeve me nisjen e një aventure dhe sipërmarrjeje të re e të guximshme siç është prezantimi i “Dancing with the stars Albania”- krijimi i një imazhi të ri, larg Amit që identifikohej me “Portokallinë”.

Edhe nëse ka qenë ky synimi, atëherë rezultati nuk u pëlqye shumë, pasi komentet nuk kanë munguar.

Kësisoj, prej dy javësh Amin e kemi parë sërish me flokët e saj të gjatë e pa balluke, me modele e krehje të ngjashme me ato të Alketa Vejsiut edicionin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here