Ami ikën nga “Portokalli”, i bashkohet burrit tek “Vizion Plus”.

Këto janë fjalët që qarkullojnë së fundmi për show girl-in shqiptare që pas disa vjetësh drejtimi të “Portokalli”largohet nga emisioni i famshëm humoristik. Kolege të Amit thone se ka qenë Ermali, bashkëshorti qe e ka tërhequr drejt kësaj media, ku dihet që ai bën emisionin tjetër humoristik, konkurrent të “Portokalli”, “Apartamenti 2XL”.

Ikja e Amarda Toskës, është e dyta për “Portokalli”, ku pak kohë më parë bëri bujë në media ikja e Agron Llakajt.

Nuk dihet ende se kush do t’i zëvendësojë prezantuesit e emisionit humoristik, por thuhet se do të jenë aktorët që do të prezantojnë vetë njëri-tjetrin për numrat që do të përcjellin tek teleshikuesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here