Amal Kluni është shtatzënëKëto ditë janë shfaqur disa thashetheme se Xhorxh Kluni, njëri prej burrave më të njohur të moshës së mesme në Holivud, do të bëhet baba.

Informacionet për shtatzëninë e bashkëshortes së tij, Amal 37 vjeçare, ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por sipas tabloideve amerikane “sekreti është zbuluar” në premierën e filmit “Our brand is crisis”, ku ajo mbante një fustan të gjerë me rrudha në pjesën e barkut. Përzgjedhja e tillë e fustanit ishte vlerësuar si qëllim që të fshihet shtatzënia.

“Ajo është shumë e dobët dhe barku mesi i shihet. kanë frikë nga komplikime të mundshme. Xhorxh është shumë i brengosur për fëmijën e tyre. Kudo që udhëton Amal, Xhorxh kërkon t’i shërbehet ushqim me të cilin do t’i marrë kaloritë e nevojshme në organizëm”, transmeton magazina “OK” duke iu referuar një burimi të paemëruar i afërt me çiftin Kluni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here