Amal Clooney avokatja seksi Së bashku me bashkëshortin e saj që është yll filmi, bukuroshja Amal Clooney është mësuar shumë mirë me jetën që i bie shpejtë të bartet nga një vend në tjetrin, sidomos midis shtëpive që kanë në Londër, asaj në Los Anxhelos, Nju Jork dhe asaj në Itali, njofton Kosova Sot.

Kësaj radhe, avokatja britanike me prejardhje nga Libani u shfaq me një veshje super shik, me të cilën edhe do të udhëtonte, derisa ajo kishte dalë nga shtëpia e saj në Londër, të cilën e ndan me bashkëshortin e saj George, e veshur në pink.

Me dukje verore, avokatja 37 vjeçe u duk se po shkonte në një udhëtim tjetër, pasi që valixhet e saj po i dërgonte në veturë.

Në vend të takave, Amal ishte përcaktuar për këpucë të rrafshëta me ngjyrë të zezë, që dukeshin të përsosura për të udhëtuar, derisa për aksesorë kishte zgjedhur një palë syze e flokët i kishte të lira rreth krahëve. Amal dhe George u kënaqeën për pak kohë së bashku në shtëpinë e aktorit në Lejk Komo këtë verë, duke pritur shumë miq dhe familjarë, por se kishin edhe disa mbrëmje mjaft romantike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here