Në përgjithësi jemi mësuar me këngëtarët tanë, të cilët përveç muzikës e kanë edhe nga një profesion apo talent tjetër.

Në rastin e Tunës kemi zbuluar diçka mjaft interesante, që përveç muzikës në kohën e lirë ushtron profesionin e hacker-it, që do të thotë u vjedh njerëzve fjalëkalimet e Facebook-ut dhe flet në emër të tyre.

E ka bërë këtë gjë me stilistin e saj personal Jellmazin, adresën personale të të cilit e ka përvetësuar për disa orë. Në fakt, bëhej fjalë vetëm për një shaka, jo se Tuna ka pasur qëllime negative. Ne kemi arritur të ruajmë disa nga statuset që këngëtarja ka vendosur, duke bërë të mendojnë të gjithë miqtë e Jellmazit se ka qenë ai vetë që i shkruante.

E dua Tunën deri në frymën e fundit! Lavdi”.

”Tuna, ti je drita në fund të tunelit”.

”Unë jam skllavi yt i përjetshëm Tuna Sejdi! Dëshirat e tua janë urdhër për mua. Unë do të jem i gjunjëzuar për ty si një homoerektus! I yti gjithmonë, Jell-Maz”.

”My name is Jellmaz Dervish and I’m alcoholic”.

Fillimisht miqtë e tij janë çuditur kur kanë lexuar këto statuse, por më pas, pasi Jellmazi ka arritur të rimarrë fjalëkalimin  dhe ka sqaruar të gjithë miqtë se bëhej fjalë për një shaka nga ana e Tunës, të gjithë janë argëtuar dhe u është dukur një ide shumë interesante. Por nga kjo histori mësuam që Tuna qenka një hacker e paparë, prandaj kujdes të gjithë ju që e keni mike!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here