Tuna eshte nje personazh shume i njohur per publikun, jo vetem per zerin dhe kenget e saj, por edhe stilin unik.

Gjithmone e vecante ne stilin e saj, qe ne fillimet e karrijeres; nje stil rebel, atehere ishte revolucion kur sillej nga nje vazje. Kete te diel kisha mundesine te qendorja me Tunen 24 ore, sepse isha stilisti i veshjes qe tuna zgjodhi per te performuar ne “x Factor Albania”.

Duhet te dini qe Tuna eshte shume e fiksuar pas veshjes, deri ne detajet me te vogla. Ajo ishte gjate gjithe javes ne kontakt me mua. Me dergonte foto cdo dite qe te shihja a ishin ne rregull detajet e veshjes apo jo.

Gazeta Paloma

Mund te them qe Tuna ka shume shije ne veshje dhe mund te ishte nje “fashion guru” ne industrine e modes, por angazhimet e teperta nuk i lejojne shume kohe ne dispozicion te merret me kete gje.

Zgjedhja ime per veshjen ne “x Factor” duhej te ishte sa me unike, duke marre parasysh veshjet e saj neper klipe, qe gjithmone sjellin risi. Duke filluar qe nga “Vibe” me Dafina Zeqirin, deri te klipi i fundit “E para dhe e fundit”, Tuna vjen me nje look te fresket.

Pikerisht kete gje mendova edhe une ti gjej per kete rast te rendesishem, sic ishte performanca ne “x Factor”; dicka qe Tunes t’i rrinte mire ne skene dhe te mos ishte pare ne performancat e meparshme te artisteve shqiptare.

Materialet e veshjes ishin te veshtira per t’u gjetur ne tregun shqiptar apo ne Kosove, keshtu qe u porositen nga jashte dhe bashke me kreatoren e Tunes, Flutura Dedinja, u futem ne pune direkt per ta perfudnduar ne kohe veshjen.

Te them te verteten, Tuna ishte gjate gjithe kohes ne stres per veshjet. Duket qene e ftuara e pare speciale per “X Factor” nje spektakel perstigjoz dhe me shikueshmeri te larte, ajo donte qe cdo gje te ishte perfekte dhe performanca e saj te komentohej gjate.

U takova te shtunen me Tunen dhe menjehere filloi te me fliste per kombinimet e ndryshme qe kishte mednuar per floket dhe make up-in, qe sipas saj shkonin shume me veshjen. Me dukej e tensionuar, por e qetesova duke i thene se cdo gje ishte vene ne vije tashme.

Veshjen e kishte gati. Ishim ne dhomen e saj te hotelit, veshi veshjen dhe filloi te bente prova duke kenduar e kercyer, qe te me tregonte se si dukej veshja ne cdo levizje qe ajo bente. Ishte perfekte!

Levizjet e saj shume femerore dhe veshja ne ngjyre te zeze dhe ari e benin te dukej nje “leader”. Isha i sigurt qe do ta pushtonte skenen. Materialet e veshjes ishin zersej, lekure dhe hekur. Madje shiritat e hekurit, qe ishin goxha te rende dhe te shumte ne numer, i kishin gervishur kembet nga provat e shumta qe kishte bere me veshjen.

Pas oresh e oresh te mbyllur ne dhomen e saj duke bere prova e binda te dilnim qe aty dhe vajtem per te ngrene dreke-darke tek vendi yne i preferuar, ne restuarnt Kinez. E kujdesshme ndaj ushqimit, Tuna hengri shume lehte, per te mos u fryre nje dite para performances. ishte e pamundur te bisedoja per tjeter gje pervecese per “X Factor”, per veshjen e per vokalin.

Nuk qendruam gjate, pasi kishte nevoje te pushonte, keshtu qe u cuam qe aty, e shoqerova per ne hotel per t’u clodhur dhe e lame qe diten e neserme do te me merrte ne telefon per t’u takuar dhe per te shkuar bashke ne televizionin Klan.

Kur u ktheva ne shtepi fillova te kerkoja klipe dhe performanca te tjera “Live” te saj. U mrekullova! Tuna kishte gjithmone stil ndryshe, nga ai me i thjeshti me xhinse dhe t-shirt, deri tek me ekstravaganti. M’u kujtua e “E Diell” dhe “Dyshet fantastike”.

Aty i shte kontakti im i pare me Tunen, por jo drejtpersedrejti, pasi une nuk kujdesesha per look-un e saj, por per nje tjeter artiste, Rovena Dilon. Nje kengetare e madhe ne skene, me te cilen nuk luaja dot shume, sepse Rovena ka nje standart tjeter, si ne veshje ashtu edhe ne kenget e saj dhe nuk para i pelqen te eksperimentoje shume.

Keshtu, te “Dyshet Fantastike” cdo jave shikoja Tunen qe vinte shume e kuruar per sfiden e radhes. Madje te them te verteten prisja me padurim cdo jave te shihja se cfare do te kishte zgjedhur Tuna per kengen e radhes.

Dhe ajo nuk me zhgenjeu kurre. Ishin kujtime te bukura, por ora kishte shkuar 2:00 e mengjesit dhe me duhej te clodhesha per diten e neserme. Prandaj i dhashe fund me videot e Tunes dhe u shtriva per te fjetur.

Dhe vazhdon dhe me tej tregimi i Niko Komanit ne lidhje me kengetaren Tuna i cili dukej se kishte kaluar nje peridhe te bukur me te!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here