Altuna Sejdiu “Tuna”dhe kënga e saj “I asaj” është këngë që ka marrë më së shumti klikime në internet, duke bërë që kënga të jetë më e klikuara.

Në bazë të klikimeve, Tuna me hitin e saj “I asaj” ka mposhtur edhe “Mamicën” e Florit dhe “Ku ma ke” të Adelina Ismailit.

Tuna me singlen e saj të verës ka lënë mbrapa edhe bashkëpunimet e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën ne këngën “Tonight” si dhe atë të Genta Ismajlit me. DJ Blunt e Real One për këngën “Ole ole”.

Tuna thuhet se këtë këngë ia ka përkushtuar ish-bashkëshortit të saj, Rilind Rekas me të cilin është shkurorëzuar vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here