Altini nje regjisori i suksesshemE njohim si njeriun qe realizon spektaklin me te madh te humorit, “Portokalli”. Ai spikati para gjashte vitesh midis shume regjisoreve te rinj dhe tashme eshte konsoliduar ne krye te trupes se madhe qe solli nje ere te re ne historine e humorit shqiptar.

Regjisori i shume shfaqeve ne Teatrin Kombetar, ne ate te Prishtines dhe Shkupit, ai qe fshihet pas ketyre realizimeve eshte Altin Basha.

Por pervec realizmeve ne vite, Altinin keto kohe e gjen duke bere pergatitjet e fundit per publikimin e telenoveles “Komuna e Parisit”.

Arritjet e tij kane nje sekret. “Se bashku kemi ngritur ate lloj piramide, qe i kemi vene emrin ‘tavoline’, qe eshte ajo e suksesit, por ne raste te vecanta edhe e sherrit, e debatit pastaj e konstruktivitetit”, shprehet Agron Llakaj. Por jo vetem kaq, per Llakajn te kesh bashkepunetor si Altini, eshte kenaqesi.

“Besoj se kemi gjetur frymen e komunikimit, e cila ne nje fare menyre tashme eshte kthyer ne nje trase me shine te gjate. Asnjehere nuk e kemi konsideruar miqesine jashte anes profesionale”, thote Llakaj.

Edhe per Ilirianen, bashkeshorten dhe bashkepunetoren e tij, te punosh me Altinin eshte bukur, por jo vetem kaq.

“Ka te mirat e veta sepse ne kuptohemi me mire per punen. Une e di se cfare mendon Altini dhe ai e di se c’pret prej meje. Kjo eshte ana e mire, pastaj te keqijat jane sepse Altini gjithmone nguron pasi nuk do qe njerezit te thone: ja kjo eshte gruaja e Altinit”, thote Iliriana.

Ajo na rrefen se ishte puna e perbashket qe i ka njohur te dy. “Ne jemi njohur permes punes. Altini ka punuar ne nje shfaqje ne Prishtine, aty une beja kostumet dhe ky regjine. Aty u njohem”, thote Iliriana.

Me kalimin e vieteve, puna e tyre nuk ka ndryshuar, por jeta po. Altini ka dy femije te mrekullueshem: Engjellushen dhe Erblinin, ku koha e lire e tyre eshte e perqendruar vetem tek ata.

Ashtu sic sjellin vitet ndryshmet dhe arritjet artistike te Altinit, edhe dashuria e Erblinit dhe Engjellushes eshte e njejte per babain e tyre. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here