Këngëtari, i cili në vitet 90 u bë i njohur me grupin Ritfolk është zgjedhur mes 33 konkurrentëve nga vende të ndryshme të Evropës për të marrë pjesë në Festivalin Europian “Eurovoice”.

Ngjarja do të zhvillohet në stadiumin olimpik “Oaka” në Athinë më datat 23- 24 shtator, dhe kënga e saporealizuar “Hey, Hey” është përzgjedhur si kënga më e votuar në internet nga disa këngë të tjera shqiptare. Nga Shqipëria kishte konkurruar edhe Juliana Pasha, Heldi Kraja dhe Elsa Lila.

Në një intervistë për Bluetooth Altini tergon se pjesëmarrja është një mundësi mjaft e mirë jo vetëm për të fituar cmimin e parë prej 100.000 euro por mund të sigurohen dhe kontrata me shtëpi diskografike.

Ndërsa vazhdon përgatitjet për këtë festival Altin Goci është fotografuar duke kaluar momente të bukura bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij Kloa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here