30 shtatori do te jete nata e pare e spektaklit “Portokalli” per kete sezon ne “Top Channel”, nderkohe qe nis keshtu maratona e humorit e te dielave, qe e ka kaluar deri tani shifren 200 te shfaqjeve.

Te gjithe jane kureshtare te dine per surprizat e nates se pare te spektaklit, qe per te katertin sezon do te vazhdoje te prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi.

Per sa u perket ndryshimeve ne konceptin e spektaklit, regjisori Altin Basha tha per gazeten “Panorama” se: “Kete sezon do te sjellim nje “Portokalli” me disa ndryshime ne permbajtje dhe ne skenografi”.

Per sa u perket aktoreve dhe karaktereve qe ata do te sjellin, Basha pohoi se ”jemi ende duke zhvilluar audicione per pranimin ne trupen e njohur te aktoreve te rinj qe mund te jene kater deri ne pese aktore”.

Nderkohe, shtoi Basha, nuk do te kete asnje largim nga trupa e aktoreve te sezonit te kaluar, pervecse ata do te vijne ndryshe, pra me karaktere te reja”. Sezonin e pranveres, trupes se “Portokalli” iu shtua aktori i njohur i kinemase, Gent Hazizi dhe nje aktor tjeter i ri. “Portokalli”, ne gati 8 vite shfaqje ka fiksuar ne memorien e publikut disa karaktere te spikatura. Prej dy vitesh. show realizohet ne formulen “Portokalli Channel”, ku aktoret sjellin pjeset e tyre si ne nje programacion te plote televiziv. /panorama plus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here