Alonso si turist në SHBAFernando Alonso, ka gjetur kohë të shijojë plazhin dhe partneren e tij Lara Alvarez.Piloti i Formula 1, Fernando ALonso dhe prezantuesja televizive spanjolle,Lara Alvarez janë parë në krahët e njëri tjetrit në Los Angeles në SHBA.

Brunia bukuroshe shfaqet e mrekullueshme me një palë bikini të verdha duke dhënë spektakël në bregdet, ndërsa Alonso nuk e humbet për asnjë çast nga sytë.

Çifti është fotografuar në një ditë relaksi intensive, ku nuk kanë munguar noti, shëtitjet me biçikletë si dhe përkëdheljet.
Ata kanë vizituar edhe San Franciskon, kanionet e veçanta në Los Angelos si dhe bukuritë e Las Vegas. Ata kanë preferuar të udhëtojnë me një kamper, për të parë disa nga vendet më të veçanta të SHBA-së.

Piloti i McLaren është duke u qetësuar para garës së ardhshme në Itali, ku do të luftohet për çmimin e madh të këtij vendi në pistën e Monza. Ky nuk është sezoni më i mirë për dy herë kampionin e botës, pasi spanjolli është larg 10-shes më të mirë në renditje e cila kryesohet nga Hamilton dhe Rosberg dhe skuderia Mercedes. Gjithsesi, duhet parë nëse ai do të arrijë të marrë një vend në podium në këtë garë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here