Aktualisht aktorja shqiptare Almeda Abazi po jeton një nga periudhat më të bukura të jetës, pritjen e ëmbël.

Me barkun tashmë të rrumbullakosur bukuroshja pret së shpejti të sjellë në jetë vogëlushin e saj dhe të aktorit turk Tolgahan. Këto ditë ajo është kthyer në Shqipëri për të takuar të afërmit e saj dhe një fakt të tillë e ka zbuluar përmes rrjeteve sociale. 

Në foton e fundit të postuar prej saj shohim se bukuroshja ndodhet në Tiranë dhe ka takuar gjyshin e saj. Krahas fotos Almeda ka shkruar: “Ai do të jetë një stërgjysh i mirë së shpejti”,-përfundon aktorja e njohur në rrjete sociale./Gazeta Express/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/almeda-zbulon-lidhjen-e-vecante-me-gjyshin-do-te-jete-nje-stergjysh-i-mire-619572/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here