3Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Saysiman, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Almeda ka zbuluar gjininë e fëmijës pak kohë më parë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë dhe prej disa kohësh çifti ka nisur përgatitjet për pritjen e fëmijës.Së fundmi çifti ka blerë një vilë 4-katëshe në qytetin e Stambollit, e cila ka kushtuar jo pak, por 4 milionë e 500 mijë lira turke.

Shtëpia ka një pishinë funksionale për çdo stinë të vitit dhe një kopësht shumë të madh.Mediat turke raportojnë gjithashtu se një dhuratë tjetër që Tolgahan i ka bërë Almedës, është një palestër personale brenda ambienteve të shtëpisë, pajisjet e të cilës kanë kushtuar 50 mije dollarë.

Përveç kësaj ai ka punësuar edhe një instruktor, i cili i bën Almedës ushtrime parapërgatitore për lindjen.Duket se dhuratat do të vazhdojnë edhe për shumë kohë për Almedën në këtë pritje të ëmbël.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here